Botë
Lufta në Ukrainë, raketat ruse plagosin 5 persona në Kharkiv
05.02.2023 19:13
Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas të Kharkivit të dielën...

Moska lëshoi dy raketa në drejtim të qytetit ukrainas të Kharkivit të dielën, një prej të cilave goditi një ndërtesë banimi. Kievi njoftoi se u plagosën 5 persona.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se situata po bëhet edhe më e ashpër n ëUkrainën lindore, për shkak të një vale të re bombardimesh ruse. Sipas tij Rusia poi hedh gjithnjë e më shumë në sulm forcat e saj, me synimin për të shkatërruar mbrojtjen ukrainase”.
Kievi tha se ia doli të zmbrapsë një sulm të ri rus në qytetin lindor të rrethuar të Bakhmutit të shtunën.
Zoti Zelenskyy tha se trupat ukrainase nuk do ta dorëzojnë këtë qytet dhe se do të luftojnë për aq kohë sa të munden.
Gjatë një bisede telefonike të shtunën, zoti Zelenskyy diskutoi me kryeministrin britanik Rishi Sunak dhe ranë dakord për përshpejtimin e mbështetjes shtesë ushtarake nga Perëndimi e cila do të shërbejë për zmbrapsjen e forcave ruse.
Perëndimi ka garantuar të furnizojë Kievin me automjete të blinduara në një kohë kur Moska ka rritur përpjekjet për të përparuar në Ukrainën lindore.
Shtetet e Bashkuara njoftuan se do të ofrojnë një ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, e cila përfshin raketa konvencionale dhe me rreze të gjatë veprimi.
