Higuain shuan shpresat e Interit
05.02.2015 14:37
Gonzalo Higuan i ka dhuruar një fitore dramatike Napolit duke shënuar gol në minutën e fundit kundër Interit, për ta dërguar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Kupës së Italisë...

Napolitanët dhe neroaxurët, patën mundësi të mirë gjatë të gjithë sfidës, ndërsa atëherë kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime, në skenë doli Gonzalo Higuain, i cili në minutën e 93-të përfitoi nga një gabim amatoresk i mbrojtjes mysafire dhe e mposhti Carrizon me një gol spektakolar.
Me këtë fitore, Napoli siguroi kualifikimin në gjysmë-finale ku do të takohen me Lazion.
