Maqedoni

Parashikimi i motit

06.02.2023 08:52

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore me temperatura...

Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.  Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vrdarit dhe në pjesët lindore, ku lokalisht do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë.
 
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por mesdita do të ketë ngritje të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C deri në 3°C.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë e fortë nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 0°C.