Botë
Tërmet me magnitudë 7.8 godet Turqinë, shënohen 670 viktima, numri pritet të rritet
06.02.2023 10:23
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë këtë të hënë rreth orës katër të mëngjesit...

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë këtë të hënë rreth orës katër të mëngjesit, ndërsa numri i viktimave arriti në 670 dhe pritet të rritet. Qindra persona të tjerë raportohet se janë plagosur në të dy shtetet. Turqia gjendet mbi një nga linjat më të mëdha sizmike dhe shpesh goditet nga tërmetet.Epiqendra e tërmetit të së hënës ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.Ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një në shkallë prej 6.7 shkallësh të Rihterit.Në të dy shtetet po zhvillohen operacione për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nën rrënoja pas rrëzimit të ndërtesave. Në dy anët e kufirit, banorët ishin në gjumë kur goditi tërmeti.
“Sipas raportimeve të para, humbëm 70 qytetarë në qytetin Kahramanmaras. Në Kahramanmaras, 200 persona u plagosën gjithashtu dhe 300 ndërtesa u shembën. Në Hataj kemi 4 të vdekur dhe 7 të plagosur; 200 ndërtesa të shembura. Në Osmaniye 20 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u plagosën. Në këtë qytet janë 83 ndërtesa të shembura. Në Adijaman 13 persona humbën jetën, 22 persona u plagosën dhe 100 ndërtesa u shembën. Për Dijarbakirin, numri i të vdekurve është 14. 226 persona të plagosur dhe 20 ndërtesa u shembën. Si rezultat, për momentin fatkeqësisht kemi gjithsej 284 të vdekur dhe 2323 të plagosur. Në total janë shembur 1710 ndërtesa.”, tha nënkryetari i Turqisë, Fuat Otkaj.
Në anën siriane të kufirit, tërmeti goditi rajonet e kontrolluara nga opozita, që jetojnë afër 4 milionë të zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, për shkak të luftës civile në vend. Shumica prej tyre jetojnë në kushte të rënda dhe pa përkujdesje shëndetësore, teksa territoret ku gjenden ata janë të rrethuara nga forcat siriane
“Ekipet tona iu përgjigjën të gjitha lokacioneve dhe ndërtesave për tu ndihmuar dhe ende tani, shumë familje janë nën rrënoja. Ekipet tona po përpiqen t'i shpëtojnë ata, por kjo është një detyrë e vështirë për ne. Ne kemi nevojë për ndihmë. Ne kemi nevojë që komuniteti ndërkombëtar të bëjë diçka, të na ndihmojë, të na mbështesë. Siria veriperëndimore është tani një zonë fatkeqësie. Ne kemi nevojë për ndihmë nga të gjithë për të shpëtuar njerëzit tanë.”, tha Ismail Alabdallah, ministri e mbrotjes së Sirisë.
Autoritetet turke thanë se pas tërmetit të parë të fuqishëm janë regjistruar edhe të paktën 20 lëkundje të tjera pasuese. Qytetarë të shumët nën rrënoja kërkojnë ndihmë përmes Tviterit duke dërguar lokacionet ku gjinden. Turqia, ku ishte epiqendra e tërmetit, shpesh goditet nga tërmete të fuqishme. Afërsisht 18.000 persona janë vrarë nga tërmetet e fuqishme që kanë goditur shtetin në vitin 1999.
FLUTURA LATIFI
