Botë
Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, Erdogan: Do ta kalojmë sëbashku këtë fatkeqësi
06.02.2023 10:50
Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e kësaj të hëne duke lënë mbi 670 të vdekur dhe 2600 të plagosur....

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e kësaj të hëne duke lënë mbi 670 të vdekur dhe 2600 të plagosur.
Presidenti turk Erdogan deklaroi në Twitter se do ta kalojnë sëbashku këtë fatkeqësi.
"Përcjell ngushëllimet e mia për të gjithë qytetarët tanë të prekur nga tërmeti që ndodhi në Kahramanmaraş dhe u ndje në shumë pjesë të vendit tonë. Të gjitha njësitë tona përkatëse janë në gatishmëri nën koordinimin e AFAD.
Ekipet tona të kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi.
Ne gjithashtu koordinojmë punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë," shkroi presidenti turk.
