Maqedoni
Tërmeti në Turqi dhe Siri, Kryqi i Kuq në RMV, hap numrat e ndihmës dhe llogari për donacionet
06.02.2023 11:18
Tërmeti i fuqishëm katastrofik, shkaktoi dëme të mëdha materiale, lëndime dhe humbje njerëzore.....

Tërmeti i fuqishëm katastrofik, shkaktoi dëme të mëdha materiale, lëndime dhe humbje njerëzore.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllime të sinqerta për popullin e Turqisë dhe Sirisë për viktimat e tërmetit katastrofal prej 7.8 gradësh sipas shkallës Rihter , që goditi dy vendet këtë mëngjes.
Kryqi i Kuq i RMV-së, është në komunikim të vazhdueshëm me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Gjysmëhënën e Kuqe Arabe Siriane, të cilave iu ofrua menjëherë ndihma fillestare.
Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para në:
- Llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RSM:
300000001327966,
numër tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna Banka
me shënimin: Ndihmë për popullsinë në Turqi dhe Siri.
- Mund të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Makedonski Telekom dhe A1.
• Për donacionet e fondeve në valutë:
Emri i organizatës: KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT
Emri i bankës: KOMERCIJALNA BANKA AD SHKUP
Adresa e bankës: rr. ORCE NIKOLOV nr.3, 1000 SHKUP, RMV
Llogaria bankare: 300000000000133 25730522-11
Kodi Swift: KOBSMK2X
Kodi Iban: MK07300701000001228
