Maqedoni

Tërmeti shkatërrues në Turqi, MPJ shpalli linja telefonike për shtetasit e RMV-së

06.02.2023 11:29

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka shpallur në dispozicion linja telefonike 24 orëshe për shtetasit maqedonas...

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka shpallur në dispozicion linja telefonike 24 orëshe për shtetasit maqedonas në Turqi pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm.

Nga MPJ njoftojnë se kanë kontaktuar Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Ankara dhe Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll, të cilat janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Turqisë. DCP-të tona në Turqi janë në dispozicionin tuaj 24 orë në ditë për të gjitha pyetjet e mundshme, si dhe  SOS telefon i MPJ-së në Shkup  thuhet në njoftimin e MPJ-së.