Reali fiton me vështirsi Sevillan, i ik Barçës në katër pikë
Real Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Sevillas me rezultatin 2-1, në një ndeshje ku mungoi sërish superylli Cristiano Ronaldo...

Madrilenët arritën që të jenë më konkret nga fillimi i takimit dhe kështu nuk lejuan ndonjë befasi, pavarësisht një rasti të mirë të mysafirëve. James Rodriguez me asistim të Marcelos kaloi në epërsi madrilenët pas 12 minutash lojë.
Vendasit vazhduan të jenë konkret dhe pas një pasimi të Benzemas në zonë ishte Jese ai që finalizoi për 2-0. Deri në fund të takimit Sevilla u mundua të kthehej kur një gol i Iago Aspas i dha mundësi mysafirëve për një dramë në fund, por pa ndryshime në rezultatin përfundimtar prej 2-1.
Me këtë fitore Real Madridi ka 54 pikë, katër pikë më shumë se sa Barcelona në vendin e dytë.
