Maqedoni
Osmani: Po bëjmë gati ndihmat për popullin mik turk, jemi me ta në këtë ditë tragjedie
06.02.2023 11:45
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në profilin e tij zyrtar në Facebook...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm i ka dërguar mesazhe ngushëllimi kolegut të tij turk Mevlüt Çavuşoğlu për Turqinë dhe popullin turk dhe ka ofruar ndihmë aty ku ka nevojë.
“Mëngjesin e sotëm, përmes kolegut tim Mevlüt Çavuşoğlu, dërgova mesazhe ngushëllimi për Turqinë dhe popullin turk. Ofrova edhe ndihmën tonë aty ku ka nevojë, për të cilën tashmë në vend, po bëhen përgatitje. Ne kemi një partneritet të ngushtë dhe afatgjatë me Turqinë, që mbështetet në lidhjen e thellë mes popujve të të dy vendeve tona. Mendimet tona janë me miqtë, vëllezërit dhe motrat tona nga Turqia dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ndihmuar miqtë tanë në këto ditë të renda për ta.”, shkruan Osmani.
Edhe vendet e rajonit ofruan këtë mëngjes ndihmë për Turqinë.
