Botë
Tërmeti katastrofal në Turqi, luftë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit
06.02.2023 12:25
Pas tërmetit katastrpfal që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë, autoritetet po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë të mbijetuar....

Pas tërmetit katastrpfal që goditi mëngjesin e sotëm Turqinë, autoritetet po përpiqen të shpëtojnë sa më shumë të mbijetuar.
Provinca e Hatay, e cila ndodhet në kufirin me Sirinë, ishte një nga më të goditurat. Mediat turke raportojnë se pjesë të provincës janë si një zonë lufte. Rrugët u shembën sikur të ishin goditur nga raketa dhe makinat ranë në gropa.
Janë anuluar fluturimet për dhe nga aeroporti në provincën Hatay, edhe aeroportet në Marash dhe Antep gjithashtu janë mbyllur për fluturimet civile.
Është dhënë urdhër edhe për mbylljen për një javë të shkollave në 10 qytete dhe provinca në të gjithë Turqinë. Shkollat janë mbyllur në Kahramanmaras, Hatay, Gaziantep, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Diyarbakir dhe Kilis.
Pas kontrollit paraprak, nga termocentrali bërthamor Akuyu, aktualisht në ndërtim, njpftojnë se nuk ka dëme nga tërmeti.
“Këtu u ndjenë lëkundje të tokës, por ekspertët tanë nuk gjetën dëmtime në strukturat e ndërtesave, vinçat dhe pajisjet”, tha për Reuters, Anastasia Zoteeva, përfaqësuese e kompanisë ruse që ndërton centralin.
