Grup i vështirë kualifikues për Maqedoninë U21
Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë deri në moshën 21 vjeçe, është gjetur në një grup të vështirë, në kualifikimet për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Poloni vitin 2017...

Djelmoshat e trajnerit Blagoja Milevski, ku kohëve të fundit janë të pazëvendësueshëm edhe futbollistët shqiptar si Asani, Demiri, Imeri e të tjerë, në kualifikimet e ardhshme do të luajnë kundër ekipeve të fuqishme si Franca, Ukraina, SKocia, Islanda dhe Irlanda Veriore.
Ndryshe, në shortin që u hodh sot në Nion të Zvicrës, u caktuan gjithsej nëntë grupe, shtatë prej të cilave me gjashtë kombëtare, ndërsa dy me pesë.
Ndeshjet kualifikuese, për përfaqësueset të cilat nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian që do të zhvillohet sivjet, do të nisin në fund të muajit mars. Nga ana tjetër, plasman të drejtpërdrejt në Evropian do të sigurojnë ekipet e plasuara në pozitat e para, ndërsa të dytit do të luajnë ndeshje suplementare. (Mustafa Ademi, TVM2)
