Ekonomi

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

06.02.2023 13:57

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,67% në raport me vendimin e datës 3.2.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 4,130 %, te nafta për 2,692 %, te vaji ekstra i lehtë për 2,466 % dhe te mazuti për 0,535%.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,00 den/litër. EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,50 denarë/litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,065 den/kg dhe do të jetë 41,411 den/kg.
 
Nga data 7.2.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 82,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 84,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 78,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 77,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 41,411 (denarë/kilogram)