Maqedoni

Spitali klinik i Tetovës, aparate për diagnostifikim në disa reparte

06.02.2023 14:37

Spitali Klinik i Tetovës ka pranuar sot aparate diagnostifikuese në disa reparte të spitalit me vlerë prej 3.5 milion euro...

Spitali Klinik i Tetovës ka pranuar sot aparate diagnostifikuese në disa reparte të spitalit me vlerë prej 3.5 milion euro. Sipas ministrit të shëndetësisë, Bekim Sali, këto aparate do të jenë në shërbime të qytetarëve pas një jave dhe sipas tij do të largohen pritjet e mëdha që kanë pacientët për një kontroll.
 
“Bëhet fjalë për furnizim të madh dhe shumë pajisje diagnostifikuese, të cilat janë pjesë e pajisjeve të cilat i kemi siguruar për 14 institucione publike. Vlera totale e këtij bashkëpunimi me Bankën Botërore është 13.6 milion euro, prej të cilave për Tetovë kemi ndarë 3.5 milion euro. Konkretisht, për Spitalin Klinik të Tetovës janë siguruar, këto lloj pajisje Angiograf, Aparat për kompjuter Domografi, Mamograf dhe mundësi për diopsi, dy Rengen aparate digjitale, mobile gjashtë aparate eho për diagnostifikim, si dhe dy aparate të lëvizshme siar me dedektor digjital.”, - deklaroi ministër i shëndetësisë, Bekim Sali.
 
Ndërsa, drejtori Amir Elezi, tha se në fillim të marrjes së këtij pozicioni ka pasur mungesë të madhe të aparateve.
 
“Në fillim kur e morëm në menaxhim Spitalin Klinik të Tetovës, vërejtëm një mungesë të madhe të aparaturave dhe pajisjeve, gjë e cila pamundësonte funksionimin normal të spitalit dhe shërbimet që duhet t’u jepet pacientëve ishin të mangëta me lista të gjata të pritjes dhe me një çorientim të madh te procesit të punës.”, - theksoi drejtori i Spitalit Klinik në Tetovë, Amir Elezi. 
 
Në fund, si ministri Sali, edhe drejtori Elezi, dhanë leksione se si gazetarët duhet të trajtojnë një temë, edhe pse që nga marrja e detyrës si drejtor i spitalit të Tetovës, Amir Elezi, ka qenë i pakapshëm për gazetarët për të dhënë përgjigje në pyetjet me interes për publikun. 
 
VISAR SADIKI