Maqedoni
Pendarovski: U ndaluan vetëm bullgarët që provokuan
06.02.2023 15:16
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski tha se asnjëri shtetas i Bullgarisë nuk është ndaluar...

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski tha se asnjëri shtetas i Bullgarisë nuk është ndaluar, dëbuar apo penguar padrejtësisht për të bërë homazhe në varrin e Goce Delçevit në Shkup, përveç atyre të cilët kishin ardhur me qëllime të qarta për të shkaktuar probleme.
“Të gjithë ata që kanë hyrë në Maqedoninë e Veriut nga Bullgaria dhe kanë dashur të shkojnë te varri i Goce Dellçevit, u është mundësuar. Ata që tentuan të sulmonin policinë, sigurisht që fituan akuza për kundërvajtje dhe dëbim nga vendi ynë. Çdo vend evropian e bën atë në mënyrë identike. Le të na thërrasë një qytetar i Republikës së Bullgarisë, i cili është refuzuar apo dëbuar për të dhënë homazhe në varrin e Goce Dellçevit, natyrisht, përveç atyre që kanë shkaktuar probleme, për të cilët ka dëshmi dhe video incizime.”, - deklaroi presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Sulmi ndaj klubit maqedonas në Bllagojevgrad, Stojanov: Përgjigje ndaj politikave antibullgare
Ndërkohë kryetari i qytetit të Bllagoevgrad, Ilko Stojanov tha se autoritetet bullgare janë në kërkim të personave të cilët më 4 shkurt demoluan Klubin Kulturor maqedonas “Nikolla Vapcarov” në këtë qytet. Stojanov vlerësoi se incidenti në fjalë është kundërpërgjigje ndaj politikave antibullgare, të cilët politikanët maqedonas kanë zbatuar gjatë kremtimit të ditëlindjes së Goce Delçevit.
“Sipas kadastrës mendoj se ky objekt është dyqan, mirëpo siç e shihni është bërë për të provokuar sidomos pas ngjarjes së 4 shkurtit, dita e ditëlindjes së Goce Delçevit. Kjo më shumti u shkaktua nga politikanët e RMV-së, pasi që bënë politikë antibullgare dhe në një farë mënyre ata i arritën qëllimet për provokime.”, - u shpreh kryetari i Bllagoevgradit, Ilko Stojanov.
Ministri i punëve të brendshme bullgar, Demerjiev kërkon takim të ri me kolegun e tij maqedonas, Oliver Spasovski për t’i sqaruar mosmarrëveshjet dhe incidentet e fundit, por këtë takim ai nuk dëshiron ta realizojë në Shkup, por në qytetin e Dellçevës. Ai kërkon nga autoritetet dhe politikanët maqedonas të kuptojnë se rruga drejt marrëdhënieve të mira të fqinjës së mirë dhe rruga drejtë Evropës kalojnë përmes veprimeve konkrete, e jo me fjalë.
REXHEP QAMILI
