Transportuesit privat takuan Arsovskën, pas takimit paralajmëruan kthimin në punë

06.02.2023 16:06

Pas takimit me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska...

Pas takimit me kryetaren e Shkupit, Danela Arsovska, transportuesit privatë njoftuan se shumë shpejt do t'i rikthehen funksionimit normal nëpër rrugët e Shkupit.

Siç kanë thënë përfaqësuesit e tyre, takimi ka kaluar në atmosferë pozitive në takim kanë marrë këshilla dhe rekomandime se si të reformohen dhe të jenë pjesë e modernizimit të transportit publik.

“Tani na mbetet që ne transportuesit të gjejmë një zgjidhje për t’u reformuar, të dëgjojmë këshillat që na janë dhënë dhe të kthehemi nëpër  rrugët e Shkupit. Të gjitha rekomandimet ishin në drejtim që transporti publik në qytetin e Shkupit të modernizohet dhe ne do të përfshihemi në atë pjesë, por gjithçka varet nga ne.”, - u shpreh përfaqësuesi i transportuesve privat, Jovica Zafirovski.

Shtuan se në mënyrë zyrtare asgjë nuk është dakorduar, por gjatë javës do të  takohet përsëri .

“Në mënyrë zyrtare asgjë nuk është dakorduar. Këtë javë do të kemi të paktën edhe një takim për të saktësuar të gjitha gjërat, sepse ne jemi një organ i ri koordinues dhe këtë duhet t'ua përcjellim kolegëve tanë. Por gjithçka është pozitive. Ajo që  na përshtatet neve do t'u përshtatet edhe kolegëve tanë.”, - theksoi përfaqësuesi i transportuesve privat, Jovica Zafirovski.

Sa i përket borxhit, ata thonë se qyteti i Shkupit ndaj transportuesve privat nuk ka asnjë lloj borxhi, por NQP-ja është ajo që ka borxh ndaj qytetit dhe duhet ta paguajnë. (Gazmend Kurtishi, TVM2)