Debat për 723 apatrid, reagon VMRO

06.02.2023 16:55

Në Kuvend vijoi debati mbikëqyrës....

Në Kuvend vijoi debati mbikëqyrës për zbatimin e dispozitave ligjore për personat e paevidentuar në librin amë të të lindurve me prononcime nga institucione dhe shoqata para komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Ligji aktual edhe pse është miratuar tre vite më parë ende nuk zbatohet në praktikë, akuzuan nga VMRO-DPMNE duke kërkuar zgjidhje për këtë problematikë nga institucionet kompetente.

“Personat e paidentifikuar edhe pse kanë dokument nga libri amë i të lindurve ende nuk kanë qasje deri te drejta elementare, nuk kanë shtetësi, jetojnë në varfëri, si do të zgjidhet kjo çështje, sepse ata janë të margjinalizuar.”, - deklaroi Lidija Petkovska nga VMRO-DPMNE.

Ministria e drejtësisë: Do të kemi propozim-zgjidhje

“Së shpejti do të dorëzojmë propozim-zgjidhje për këtë problematikë, por të gjithë ne, afati i fundit për zgjidhjen e kësaj problematike është viti 2024, do të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare, por pas 2024-tës të gjithë na thanë se do mbetemi vetëm në zgjidhjen e kësaj problematike, prandaj ftoj deputetët të kemi qasje serioze dhe të zgjidhim këtë problematikë.”, - theksoi sekretari shtetëror në MD, Muhamet Toçi.

LSDM: Qëndrimi i komisionit për mbrojtje nga diskriminimi

Në komisionin për mbrojtje nga diskriminimi ka arritur vetën një parashtresë nga këta person,a andaj nga LSDM me pyetje se cili është qëndrimi i komisionit.

“Cili është qëndrimi juaj, sepse mosveprimi i institucioneve për zgjidhjen e këtij problemi ndikon në margjinalizimin e kësaj kategorie të qytetarëve.”, - u shpreh Sanella Shrel nga LSDM.

Kamberi: Do të definojmë praktikën evropiane

“Një mendim të formuluar nga ana e ekspertëve do të shohim të definojmë edhe praktikën evropiane si zgjidhet në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Starsburg dhe nëse këto zgjidhje adaptohen në shoqëri do të mund të implementohen për zgjidhjen e kësaj çështjeje.”, - theksoi Ismail Kamberi nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi.

Në vend pa dokumente jetojnë 723  persona, komisioni për sistem politik do t’i përpunojë të gjitha prononcimet, me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje deri në fund të këtij viti, u tha gjatë debatit. (Flutura Latifi, TVM2)