Maqedoni

Antisemitizmi nuk është zhdukur, Osmani: Duhet promovimi i tolerancës dhe mosdiskriminimit

06.02.2023 17:50

Antisemitizmi solli Holokaustin, por ai nuk u zhduk me Holokaustin dhe as nuk u mposht...

Ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të adresuar sfidat aktuale dhe kërcënimet e reja. Vetëm përmes promovimit aktiv të tolerancës dhe mosdiskriminimit mund të luftojmë antisemitizmin, tha kryesuesi me OSBE-n, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. 
 
“Ekziston një nevojë e domosdoshme për t’u përballur me jotolerancën, urrejtjen dhe kategorizimin stereotipik të individëve dhe grupeve. Në do të arrijmë këtë synim duke hartuar dhe ofruar rekomandime së bashku të cilat më pas do të përkthehen në praktika të rritjes së vlerës së njerëzve dhe grupeve në çdo bazë.”, - deklaroi ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
 
Antisemitizmi është një problem evropian dhe për ta luftuar është e domosdoshme një strategji nacionale.
 
“Evaluimi i OSBE-së solli deri te ajo që kjo çështje të shtyhet para po sinqerisht, ky është një problem evropian. Mendoj se diçka që duhet të ndodhë tani është të marrim mësim nga njëri tjetri, sepse para vetes kemi sfida shumë të mëdha dhe kemi përvojat e nevojshme, por edhe mjetet për t’u ballafaquar me këtë situatë.”, - theksoi drejtori i përgjithshëm në OSBE, Rabi Andrev Baker.
 
Sipas Osmanit edhe teknologjitë e reja dhe rrjetet sociale përdoren për të përhapur propagandë dhe urrejtje, prandaj dhe gjatë kryesimit me OSBE-në, prioritet do të jetë pikërisht lufta kundër antisemitizmit. 
 
SANIJE DURAKI