Maqedoni

Parashikimi i motit

07.02.2023 08:57

I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë...

I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë. Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ndërkohë që orët e vona të mbrëmjes do sjellin edhe një erë të ftohtë nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë Vardarit. 
 
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes duke regjistruar vleren minimale prej -13°C, ndërsa vlera maksimale do të jetë 3°C.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në -7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 2°C.