Më shumë kërkesa deri te institucionet shtetërore

05.02.2015 15:21

Informacione me karakter publik qytetarët në të shumtën e rasteve kërkojnë nga institucionet e shtetit, më pas prej pushtetit vendor dhe kadastrës, ndërsa më së paku nga ndërmarrjet publike dhe kopshtet për fëmijë...

Këtë e pohon Pece Tashevski, kryetari i Komisionit për Qasje deri tek Informacionet me Karakter Publik në punëtorinë ku ishin të ftuar autoritete kroate, sllovene dhe polake të kësaj fushe. Tashevski thotë se në çdo institucion ekzistojnë persona të autorizuar për dhënien e këtyre informacioneve, të cilët në mënyrë të vazhdueshme edukohen nga komisioni për punën që bëjnë.

“Në rast se nuk jepen informacionet e karakterit publik ose për çfarëdo arsyesh tejkalohet afati prej 30 ditësh për dhënien e informacionit, atëherë çdo qytetarë ka të drejtën e ankesës deri tek komisioni dhe komisioni do të vendos në bazë të ankesës”- tha kryetari i Komisionit për Qasje deri te Informacionet me Karakter Publik, Pece Tashevski.

Kroatët ankohen se pushteti vendor është më I mbyllur në dhënien e informacioneve me karakter publik.

“Më shumë ankesa kemi ndaj organeve të pushtetit vendor. Ne po bëjmë përpjekje që t’ua bëjmë me dije këtyre organeve që Ligjin për Qasje deri tek Informacionet me Karakter Publik ta zbatojnë në mënyrën sa më të drejtë”- deklaroi drejtuesja e Sektorit për Informacione në Kroaci, Dubravka Bevandiç.

Në Poloni e drejta deri tek informacionet me karakter publik, përpos se me ligj, është e garantuar edhe me kushtetutë. Edhe përkundër këtij fakti, numri i ankesave për mosrealizim të kësaj të drejte është tejet i madh.

“Ekzistojnë shumë raste që kanë të bëjnë me qasjen deri tek informacionet me karakter publik, por administratorët përballen me qindra raste brenda vitit”- theksoi Piotër Drobek nga Byroja për Informata me Karakter Publik.

Autoritet sllovene janë duke punuar në gjetjen e formave se si benefit më të madh deri tek këto informacione të kenë gazetarët.

Ligji për Qasje deri tek Informacionet me Karakter Publik në Maqedoni u miratua në vitin 2006. (Meral Ismaili, TVM2)