Botë

Nuk ndalen lëkundjet në Turqi, tërmet 5.3 ballë këtë mëngjes

07.02.2023 09:54

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në Turqinë qendrore...

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë është regjistruar në Turqinë qendrore, pak kilometra larg Golbasit, njofton Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane.
 
Goditja e fundit u regjistrua në orën 4:13 të mëngjesit në dy kilometra në thellësi, 5 kilometra nga zona më e prekur nga dy tërmetet e fortë të një dite më parë.
 
Tërmeti u parapri dhe u pasua nga lëkundje të tjera në pjesën qendrore të vendit dhe me një magnitudë 4.2.