Botë
Sulm me thikë në Holandë, një viktimë dy të plagosur
07.02.2023 10:13
Një agresor me thikë goditi për vdekje një grua 33-vjeçare dhe plagosi rëndë një tjetër grua....

Një agresor me thikë goditi për vdekje një grua 33-vjeçare dhe plagosi rëndë një tjetër grua dhe një burrë në qytetin holandez të Delfit. Një 55-vjeçar dhe një 57-vjeçare, të cilët kanë pësuar lëndime, janë dërguar në spital.
Pas ngjarjes në një zonë banimi, oficerët arrestuan një të dyshuar 31-vjeçar. Ai po merret në pyetje nga hetuesit, të cilët besojnë se sulmi erdhi nga një mosmarrëveshje marrëdhëniesh.
