Maqedoni

LSDM: VMRO në anën e kundërt të interesave shtetërore

07.02.2023 12:18

VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë rob të Dimitar Apasievit dhe Levicës...

VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski janë rob të Dimitar Apasievit dhe Levicës dhe qëndrojnë në anën e kundërt të interesave nacionale dhe shtetërore, kanë akuzuar nga LSDM.
Sipas tyre, pohimet e VMRO-së për marrëdhënie të prishura me Bullgarinë janë thjeshtë politika për krijimin e tensioneve dhe konflikteve.
 
“Përkundër kësaj, qeveria e udhëhequr nga LSDM po ndërton marrëdhënie të mira me shtetet fqinje, por edhe me gjithë botën demokratike, me qëllim integrimin e përshpejtuar në BE. VMRO-DPMNE qartë po e tregon qëllimin e saj, pengesë në rrugën evropiane, prishje të marrëdhënieve me Bullgarinë fqinje”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
Sipas partisë në pushtet VMRO-DPMNE dhe Mickoski përsëri duan ta kthejnë shtetin prapa në përçarje dhe izolim, e hidhëruar me fqinjët, siç bënë për 11 vite me radhë.