Maqedoni
VMRO-DPMNE: Politikat e LSDM-së po e zbrazin RMV-në
07.02.2023 12:31
Politikat katastrofale të LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit po e zbrazin Maqedoninë, kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE...

Politikat katastrofale të LSDM-së dhe Dimitar Kovaçevskit po e zbrazin Maqedoninë, kanë akuzuar nga VMRO-DPMNE.
Numri i të rinjve që emigrojnë nga vendi në kërkim të një standardi më të mirë jetese dhe kushtesh po rritet në mënyrë drastike. Vetëm në gjysmëvjetorin e parë janë çlajmëruar mbi 670 nxënës, përkatësisht 150 fëmijë nga shkollat e Shtipit dhe Koçanit.
Nga Kumanova janë larguar 180 fëmijë, ndërsa nga Tetova janë larguar mbi 200, nga Prilepi vetëm për një gjysmëvjetor janë larguar mbi 130 fëmijë, ndërsa nga Kavadari 36 nxënës. Shifrat janë marramendëse. Të rinjtë e shohin të vetmen rrugëdalje largimin nga vendi për një të ardhme më të mirë, thonë nga VMRO-DPMNE. Të gjitha anketat në 6 vitet e fundit që kur LSDM dhe BDI kanë qenë në pushtet tregojnë pakënaqësi dhe zhgënjim të madh tek të rinjtë.
Një nga arsyet është partizimi i lartë në administratën publike, arsimi dhe shëndetësia katastrofike, si dhe pamundësia për përparim dhe zhvillim personal të të rinjve. Qeveria as nuk ofron mundësi dhe as nuk krijon politika për të rinjtë, thonë nga VMRO-DPMNE, e cila përsërit kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
