Botë
OBSH: Jemi në garë me kohën, 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti
07.02.2023 13:32
Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se rreth 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë...

Organizata Botërore e Shëndetësisë, deklaroi se rreth 23 milionë njerëz mund të preken nga tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë jugore dhe Sirinë mëngjesin e djeshëm, duke lënë mbi 5000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur.
“Hartat e përmbledhjes së ngjarjeve tregojnë se potencialisht 23 milionë njerëz janë të ekspozuar, duke përfshirë rreth 5 milionë popullsi të cenueshme, përfshirë më shumë se 350,000 të moshuar, 1.4 milionë fëmijë,” tha zyrtarja e lartë i urgjencave të OBSh-së, Adelheid Marschang, në mbledhjen e bordit ekzekutiv të agjencisë shëndetësore të OKB-së në Gjenevë.
Kreu i OBSh shprehu shqetësimin e tij për situatën, duke e quajtur atë një “garë me kohën”. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për zonat ku nuk kemi ende informacion. Hartëzimi i dëmit është një mënyrë për të kuptuar se ku duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë”, tha Kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
