Botë
Tërmetet në Turqi dhe Siri, UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarë
07.02.2023 13:43
Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF), tha se tërmetet dhe goditjet pasuese...

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF), tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.
“Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder. Megjithë shqetësimin e lartë, UNICEF nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë.
