Botë

Erdogan shpall gjendjen emergjente për 3 muaj në 10 provinca

07.02.2023 13:58

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente...

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se është vendosur gjendja emergjente për 3 muaj në 10 provinca të goditura nga tërmeti.
 
“Jemi përballë një prej fatkeqësive më të mëdha jo vetëm në historinë e Republikës sonë, por edhe në gjeografinë tonë dhe në botë. Deri më tani në rajon janë dërguar 54 mijë tenda, 102 mijë shtretër dhe gjëra të tjera të nevojshme. Shteti ynë ka nisur të punojë në zonat e fatkeqësisë me të gjitha institucionet, personelin. Në radhë të parë, ne kemi ndarë 100 miliardë lira për institucionet tona për ndihmë emergjente dhe aktivitete mbështetëse”, ka thënë Erdogan