Botë
Të dënuarit morën kontrollin e burgut në Siri, arratisen rreth 20 xhihadistë
07.02.2023 14:12
Rreth 20 xhihadistë janë arratisur nga një burg në veriperëndim të Sirisë...

Rreth 20 xhihadistë janë arratisur nga një burg në veriperëndim të Sirisë, pas tërmetit katastrofik që goditi Turqinë dhe Sirinë.
Një prej zyrtarë të burgut, deklaroi se pas tërmetit që goditi edhe zonën në Rojo, të burgosurit filluan kryengritjet dhe morën kontrollin në disa pjesë të burgut, ku 20 prej të cilëve arritën të arratiseshin.
Burgu i policisë ushtarake në qytetin Rajo pranë kufirit turk mban rreth 2,000 të burgosur, ku rreth 1300 prej tyre dyshohet se janë luftëtarë të ISIS.
