Maqedoni
Raportime për bomba në 33 shkolla në Shkup
07.02.2023 14:23
Janë rikthyer srisht sot paralajmërimet për bomba të vendosura....

Janë rikthyer srisht sot paralajmërimet për bomba të vendosura. Në adresat elektronike të 33 shkollave fillore në Shkup është dërguar kërcënim me mjet shpërthyes.
Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollës dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
