Eurointegrimet, Osmani takon Lipavskin

07.02.2023 14:38

Me Bullgarinë kemi përkeqësim të marrëdhënieve...

Me Bullgarinë kemi përkeqësim të marrëdhënieve pas provokimeve të përdorura për pikë politike gjatë zgjedhjeve, por autoritetet zyrtare bullgare duhet t'i përmbahen kanaleve të dakorduara të komunikimit për të vazhduar ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, tha shefi i diplomacisë Osmani.

“Porosia ime është edhe deri tek Bullgaria që është koha që ta ndërpresim ciklin e marrëdhënieve të këqija, të cilat nuk janë në interes të të dyja vendeve dhe dy popujve. Të ndërpriten provokimet, sepse RMV është e njohur për  respektimin e të drejtave kolektive dhe individuale dhe ajo është pika me e ndritur e imazhit tonë, në të cilën aq shumë jemi duke harxhuar kohë dhe vëmendje, dhe atë do ta vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen.”, - deklaroi ministri i MPJ, Bujar Osmani.

Në fokus, përparimi në integrimet evropiane

Përparimi në integrimet evropiane duhet të varet nga reformat e arritura dhe jo nga çështjet bilaterale, tha shefi i diplomacisë çeke, Jan Lipavski gjatë vizitës së tij në Shkup.

“Situata duhet të menaxhohet në mënyrë që të ulen tensionet, do të realizohet debat në aspektin pozitiv. Tanimë ka filluar rruga euroatlantike e RMV-së dhe situata duhet të qetësohet dhe duhet të vazhdoni të punoni.”, - theksoi ministri i punëve të jashtme të Çekisë, Jan Lipavski.

Osmani tha se reagimet e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut për nderimin e Goce Dellçevit janë vlerësuar lart në BE dhe informimi i Parlamentit Evropian ka për qëllim ruajtjen e imazhit të shtetit për respektimin e të drejtave të qytetarëve pa dallim etnie. (Fitim Kryeziu, TVM2)