Gjykimi për fatkeqësinë në Llaskarcë, mungon eksperti, anulohet seanca

07.02.2023 15:26

Për shkak të mungesës së ekspertit, Zekirja Zekiri....

Për shkak të mungesës së ekspertit, Zekirja Zekiri, anulohet seanca gjyqësore për fatkeqësinë e autobusit të Durmo Turs në Llaskarcë. Zekiri mungesën e tij e ka arsyetuar për shkaqe shëndetësore, ndërkaq gjykatësja paralajmëroi se do të kërkon dokumentacion mjekësorë për të konfirmuar mungesën e tij dhe se anulime të tjera nuk do të tolerojë.

Prokurori Darko Jakimovski, si dhe pala e dëmtuar, në këtë rast dyshojnë se mungesa e ekspertit është e qëllimshme, duke pasur parasysh pyetjet kyçe që do t’i parashtroheshin sot.

"Asnjëherë nuk kam qenë arsyeja për stërzgjatjen apo anulimin e seancave. Megjithatë, është korrekte që ai personalisht t’ju lajmërojë si gjykatë. Kam arsye të bazuara të dyshojë se kjo është një punë e dakorduar, ekspertët e tjerë të jenë këtu, ndërsa ai të mos paraqitet"

“Për 5 ditë, mbushen 4 vite nga kjo ngjarje. Nuk di çfarë të them. Ju jeni dëshmitarë nga ky cirk që po bëhet në gjykatë. Si mundet që brenda natës të sëmuret dikush dhe pa e arsyetuar mungesën të mos vijë në seancë gjyqësore. Këtu në gjykim ishin të pranishëm rreth 100 persona. Do të presim të enjten, sërish ka gjykim, shpresojmë se do të jetë prezent.”, - u shpreh i dëmtuari, Bllagojçe Trpevski.

Kjo super-ekspertizë, përgjegjësinë për fatkeqësinë e adreson vetëm tek shoferi i autobusit, në krahasim me ekspertizën e mëparshme të prokurorisë, e cila gjeti parregullsi tek autobusi i aksidentuar.

Në aksidentin tragjik në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, humbën jetën 16 udhëtarë dhe 37 mbetën të lënduar. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)