Alarme të rreme për bomba, janë evakuuar nxënës nga 33 shkolla në Shkup
07.02.2023 16:31
Në adresat elektronike të 33 shkollave fillore pasdite në Shkup...

Në adresat elektronike të 33 shkollave fillore pasdite në Shkup, sërish janë evidentuar kërcënime të rreme për vendosje të bombave.
Sipas MPB-së kërcënimet te të gjitha shkollat kanë arritur në periudhë të njëjtë kohore në orën 12 e 30. Nga MPB thonë se pas kontrolleve antiterror, kërcënimet rezultuan të rreme.
“Pas kontrolleve antiterror u konstatua se kërcënimet për vendosje të bombave rezultuan të rreme.”, thonë nga MPB.
Paraprakisht zyrtarët policorë menjëherë kanë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të kuadrit mësimor dhe nxënësve nga shkollat.
“Vepruam sipas kahjeve dhe planit nga MPB -ja, kjo është hera e dytë për neve dhe të them se u evakuuam shumë shpejtë dhe pa panik.”, - deklaroi drejtoresha e Sh.F. “Bllazhe Koneski”, Violeta Ristovska.
“Menjëherë erdhi sigurimi, na tregoi dhe ne u evakuuam nga shkolla. Mendoj se nuk u krijua frikë dhe panik në mesin tonë.”, - u shpreh arsimtarja.
“Për dhjetë minuta të gjithë nxënësit dolën jashtë, nuk kishte frikë dhe panik, sepse tani kemi përvojë dhe nxënësit këtë punë e kuptojnë si një lojë, edhe pse nuk është e tillë.”, - tha një arsimtar.
Nga fillimi i gjysmëvjetorit të dytë kjo është hera e dytë që evidentohen kërcënime të rreme për vendosje të bombave.
FITORE DEMOLLI
