Maqedoni
Bekteshi: Do të ketë rrymë për të gjithë konsumatorët
07.02.2023 18:00
Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se për vitin 2023 janë paraparë mjete...

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, thotë se për vitin 2023 janë paraparë mjete në vlerë prej 3.2 milion euro për t’u përballuar me krizën energjetike, si dhe do të vazhdon subvencionimi i kategorive më të rrezikuara për faturat e energjisë elektrike. Bekteshi njofton se qeveria ka ndarë buxhet në institucione për rritjen e pagës minimale që në muajin mars pritet të arrijë në vlerë prej 20.500 denarë .
“Gjitha të dhënat e vitit të kaluar, paga minimale në muajin mars do të jetë 20.500 denarë në sektorin privat dhe publik dhe këto mjete janë paraparë në buxhetin e çdo institucioni. Do të duhet të ketë rritje lineare prej 2 mijë denarëve me qëllim që të ketë dallim në pagë në adminsitratën publike.”, - deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Vazhdon mbështetja për amvisëritë, për vendosjen e paneleve fotovoltaike, sistemet e kolektorëve diellor dhe termal, si dhe ndërrimin e dritareve PVC apo aluminit. Për këto masa janë paraparë mbi 1.15 milion euro.
“Në vitin 2023 vazhdon mbështetja e amvisërive për subvencionimin e llogarive për energji elektrike për kategoritë me të rrezikuara dhe për këtë masë janë paraparë 1 milion euro. Është parashikuar subvencionimi i energjisë me të ardhura më të ulëta. Thirrja publike është publikuar dhe gjithë qytetarët mund të aplikojnë deri në fund të muajit shkurt.”, - theksoi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Edhe pse Blloku i parë i Rek Manastirit nuk punon dhe për 3 ditë është bllokuar Tec Osllomej, Bekteshi njofton se nuk do të ketë mungesë të energjisë elektrike për amvisëritë.
GAZMEND REXHEPI
