Zjarr në fabrikën amerikane të dronëve në Letoni
Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane të dronëve në Letoni...

Një zjarr shpërtheu të martën në një fabrikë amerikane të dronëve në Letoni, e cila ka ndërtuar dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe aleatët e NATO-s, raporton AFP.
Mbi 20 makina të policisë, nëntë makina zjarrfikësish dhe pesë ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes, në fabrikën e drejtuar nga firma amerikane Edge Autonomy në periferi të kryeqytetit të Letonisë, Riga.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet dhe aktualisht nuk ka raportime për viktima.
Zjarrfikësit letonezë u kanë kërkuar banorëve vendas të mbajnë dyert dhe dritaret e të mbyllura, për shkak të tymit të madh.
Kompania me bazë në Kaliforni, sipas faqes së saj të internetit, prodhon aeroplanë pa pilot me rreze të gjatë për misionet e inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit./evropaelire
