Botë

Shpërthim i fuqishëm pranë Moskës, shkatërrohet pallati

08.02.2023 10:00

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të gazit në një pallat në Yefremov të Rusisë....

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e shpërthimit të gazit në një pallat në Yefremov të Rusisë.
 
Sipas autoriteteve, shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm dhe e ka shkatërruar plotësisht pallatin 5 katësh në rajonin pranë Moskës.
 
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, ndërkohë që vijojnë kërkimet për të mbijetuar.