Botë

Presidenti Erdogan mbërrin në rajonin e goditur nga tërmeti në Turqi

08.02.2023 12:16

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në zonën më të goditur nga tërmeti...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në zonën më të goditur nga tërmeti, raportojnë agjencitë e lajmeve vendase.
 
Ai do të vizitojë Kahramanmaras dhe Hataj si dhe Pazarcik, qendra e tërmetit aty ku pasojat e janë katastrofike.
 
Shumë prej qytetarëve të prekur kanë shprehur zemërim për mungesën e ndërhyrjes qeverisë.
 
Një grua, Arzu Dedeoglu, i tha një gazetari të BBC mbrëmë në lagjen Numune të Iskenderun, në Turqinë jugore, se dy mbesat e saj ishin ngecur nën rrënoja dhe se nuk kishte mbërritur asnjë ndihmë.
 
“Ne kemi dy fëmijë nën rrënoja, Aysegul dhe Ilayda. Ata janë zhdukur tani, jam e sigurt që tashmë janë zhdukur. Pse nuk erdhën të na ndihmonin?”
 
Një tjetër e mbijetuar në qytetin jugor të Antakias, Melek, 64 vjeç, pyeti: “Ku janë çadrat, ku janë kamionët me ushqim?”
 
“Ne nuk kemi parë asnjë shpërndarje ushqimi këtu, ndryshe nga fatkeqësitë e mëparshme në vendin tonë. Ne i mbijetuam tërmetit, por do të vdesim këtu për shkak të urisë ose të ftohtit këtu.“- tha ajo për Reuters.