Maqedoni

Ulja e çmimeve të produkteve bazë, Nikollovski: Firmat ndihmohen, duhen kontrolle

08.02.2023 13:40

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski pret që çmimet e produkteve ushqimore bazë të kenë ulje...

Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski pret që çmimet e produkteve ushqimore bazë të kenë ulje, bazuar në mbështetjen që jep shteti kompanive  për energjinë elektrike. Sipas tij, përgjegjësia tani bie mbi inspektoratet të cilat duhet t’i shtojnë kontrollet.
 
“Pres që me gjithë këtë ndihmë dhe masave lehtësuese i marrin përmes ministrisë, por edhe përmes programeve tjera, e sidomos me masat për lehtësimet tek energjia elektrike e shpenzuar, pres që këto ulje të çmimeve të mos jenë 8 apo 10 për qind. Pritshmëritë tona dhe të qytetarëve janë më të mëdha dhe pres që inspektoriati të shtojë kontrollet.”, - deklaroi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Prodhuesit ankohen për shtim të harxhimeve.
 
“Çmimet kanë ndryshuar apo më mirë thënë, prodhimet vijnë me ambalazh më të shtrenjtë. Ne jemi vend i importeve, kemi shumë harxhime për ambalazh dhe etiketa.”, tha kryetari i Aleancës se Prodhuesve Premium, Aleksandar Dimitrievski.
 
Qeveria premton edhe ndihmë për prodhuesit vendas të prodhimeve organike dhe bizneset e vogla familjare. Edhe sivjet për kantinat e vogla familjare me kapacitet deri në 50.000 litra,  do të ndahen grante deri në 600.000 denarë për blerjen e pajisjeve për prodhim dhe ambalazhim. 

FITIM KRYEZIU