Prezantohet logo e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës prezantoi të mërkurën logon e 15-vjetorit të pavarësisë....
Qeveria e Kosovës prezantoi të mërkurën logon e 15-vjetorit të pavarësisë, e cila ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.
Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Ky i fundit tha se sipas përshkrimit të autorit, pjesa tjetër lidhet me ngjyrat shpresëndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe të ardhmen.
Çeku gjithashtu prezantoi edhe logon tjetër që lidhet me 25-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Kjo logo ka motivet dhe simbolet kombëtare si dhe në qendër tri figurat kryesore të kësaj epopoje”, tha ai.