Maqedoni
Sulmi ndaj klubit maqedonas, Maznev: Sulmi në Blagoevgrad, për pikë zgjedhore
08.02.2023 15:37
Nga klubi maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad, kërkojnë që autoritetet bullgare...

Nga klubi maqedonas “Nikola Vapcarov” në Bllagoevgrad, kërkojnë që autoritetet bullgare të dënojnë gjuajtjen me gurë të klubit. Ata besojnë se motivi i sulmit nga katër autorët e zbuluar nga policia ka qenë mbledhja e pikëve politike para zgjedhjeve.
“Nuk është e mundur në një vend ku ka ligje për sulme të tilla të flitet për atë që po bëhet në një vend tjetër. Nëse dikush bën diçka, për këtë ka polici dhe sipas ligjeve në Maqedoni do të sanksionohet. Këtu, në Bullgari, ka ligje të tjera, të cilat në parim tolerojnë dhe u japin të drejtën disave të shkatërrojnë. Policia ka identifikuar tashmë sulmuesit dhe ne do të kërkojmë dëmshpërblim.”, - deklaroi Atanas Maznev nga klubi kulturor maqedonas “Nikola Vapcarov”- Bllagoevgrad.
Stojanov: Sapo RMV të dënojë të vetët, do dënojmë tanët
Kryetari i komunës së Blagoevgradit, Ilko Stojanov, nga partia e Sllave Trifunov “Ka një popull të tillë”, nuk e ka dënuar sulmin ndaj klubit maqedonas. Ai ka zbuluar vetëm se veprën e kanë bërë punonjës të ndërmarrjes komunale “Gjelbërimet” dhe bashkëshortet e tyre. Nëse vërtetohet fajësia e tyre, ai thotë se do të zbatojë parimin e reciprocitetit të dënimeve.
“Kjo do të thotë se do t'i dënojë ata që punojnë në komunën e Bllagoevgradit me të njëjtin dënim, me të cilin doganierët, policia kufitare dhe punonjësit e tjerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët shkaktuan dhunë psikike dhe fizike ndaj shumë bullgarëve. Në momentin kur punonjësit në Maqedoninë e Veriut që keqtrajtuan qytetarët bullgarë do të shkarkohen nga puna, menjëherë do t'i shkarkoj punonjësit e ndërmarrjes komunale të komunës së Bllagoevgradit.”, - theksoi kryetari i komunës së Blagoevgradit, Ilko Stojanov.
Klubi kulturor maqedonas "Nikola Vapcarov" është qëlluar me gurë në mbrëmjen e 4 shkurtit, pas ndalimit të hyrjes në Maqedoni të shtetasve bullgarë që shkaktuan incident në pikën kufitare Deve Bair.
NAIM RAMADANI
