Turqia goditet nga një tërmet tjetër

08.02.2023 15:10

Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC)...

Qendra sizmologjike e Evropës (EMSC) ka njoftuar se para më shumë se një orë Turqia, më saktaësisht rajoni i Malatyas, është goditur nga një tërmet tjetër me fuqi prej 5.5 magnitudë.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale

Ndryshe javën e kaluar Turqia dhe Siria janë goditur nga një tërmet shkatërrues, ku si pasojë kanë humbur jetën mbi 11 mijë persona.

E ekipet e shpëtimit po vazhdojnë me operacionet e kërkim-shpëtimit, të personave që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Në Turqi kanë arritur shumë ekipe të shpëtimit nga vende të ndryshme të botës, ndërsa presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka vizituar zonat e goditura nga tërmeti.