Maqedoni
Alarme të reja të rreme për bomba, cak RTVM, 12 shkolla dhe objekte afariste e banimi
08.02.2023 16:17
Alarmet për bomba po vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët e Shkupit...

Alarmet për bomba po vazhdojnë të shqetësojnë qytetarët e Shkupit. Pre e këtyre alarmeve të rrejshme ishin edhe punonjësit e RTVM-së, me çka u detyruam të lëshojmë vendet e punës për disa orë. Përveç objektit të RTVM-së, cak i lëshimit të njoftimeve për vendosje të bombave ishin edhe disa qendra tregtare dhe si zakonisht edhe disa shkolla të mesme, njoftojnë nga MPB.
“Rreth orës 13:20, SPB Shkup ka raportuar se në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, si dhe në RTVM, në Qendrën e Transportit, QT e Qytetit, Xhevahir City, Q.T. East Gate, Q.T. City Mall është dërguar kërcënim për eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Kërcënime me bomba kishte edhe të martën në 33 shkolla të ndryshme.
ERSAN PAJAZITI
