Rrezik për epidemi të re fruthi

08.02.2023 17:12

Ekziston rreziku i madh i përsëritjes së epidemisë....

Ekziston rreziku i madh i përsëritjes së epidemisë së fruthit në vendin tonë. Në një lagje u regjistruan 25 fëmijë me fruth. Gjatë pandemisë ra interesimi i imunizimit të fëmijëve me vaksinën MPR, por tani imunizimi me këtë vaksinë patjetër duhet të rritet, që të mos kemi përsëritje të vitit 2018 alarmojnë ekspertët.

Epidemia e fruthit ndodhi kur vaksinimi ishte në masën  mbi 75 për qind, por tani përqindja e fëmijëve të vaksinuar, është më e ulët.

“Kishim epidemi të fruthit, më shumë se 100 fëmijë ishin të infektuar me fruth, shumica e tyre veçanërisht nën moshën 5 vjeçare. Çdo i 5-ti fëmijë ishte i hospitalizuar, d.m.th. me komplikime, me pneomoni, me ndezje në tru dhe për fat të keq kemi pasur 4 raste të vdekjes.”, - deklaroi imunologia, Katarina Stavriç.

Imunologët: Duhet rritur niveli i vaksinimit

Në 2018, 45 mijë fëmijë u imunizuan për një periudhë të shkurtër prej 4-5 muajsh, thotë Stavriç. U arrit një mbulim prej 95 për qind dhe nuk kishte asnjë rast fatal.

“Unë i kuptoj prindërit dhe shqetësimin e tyre, posaçërisht për pjesën që ka të bëjë me autizmin, por ai hulumtim që është bërë dhe ka futur dyshimin për këtë gjë, u hodh poshtë dhe u tërheq, duke konstatuar se ai konstatim para 20 vitesh është jo i saktë dhe i rremë. Vaksina doli që është e sigurt.”, - theksoi imunologia, Katarina Stavriç.

Raporti i IShP-së për imunizim në vitin 2021, tregon  një rritje të lehtë të mbulimit të disa vaksinave.  Për vaksinën DTP dhe poliomielitin, imunizimi është 80.9 për qind, por mbulimi me vaksinën MRP është vetëm 70.4 për qind. Tendenca jonë është të arrijmë mbulimin e rekomanduar nga OBSh prej 95% në nivel kombëtar, thonë nga  Ministria e  Shëndetësisë. (Fitore Demolli, TVM2)