Anketa e “Eurothink”: Euroskepticizmi po shënon rritje dramatike
Nivel i lartë i korrupsionit....

Nivel i lartë i korrupsionit, besim i ulët në institucionet, mungesë e sundimit të së drejtës dhe partizim i madh i shoqërisë, janë vlerësimet e qytetarëve të dedektuara në një hulumtim të qendrës për strategji evropiane – “Eurothink”.
Sipas anketës, euroskepticizmi në RMV është rritur në mënyrë dramatike. Vetëm 49% e qytetarëve mendojnë se anëtarësimi në BE është një gjë e mirë, krahasuar me 34% që nuk mendojnë kështu.
29% e të anketuarve besojnë se vendi ynë nuk do të hyjë kurrë në BE, për dallim nga viti 2021, kur 17% menduan kështu. Sipas të anketuarve BE ka një qëndrim jo korrekt ndaj RVM-së, ndërsa Bullgarinë e shohin si rrezikun më të madh për vendin.
“Në dy vitet e fundit Bullgaria shihet si armiku më i madh i Maqedonisë së Veriut dhe ky trend vazhdimisht rritet. Nëse një vit më herët Bullgaria ka qenë në vend të parë me 23% të qytetarëve që mendojnë se Bullgaria është armiku më i madh, këtë vit, kjo përqindje është rritur në pothuajse 28%”.”, - deklaroi drejtori i “Eurothink”, Dimitar Nikollovski.
Lufta kundër korrupsionit, Anketa: 6 dhe 7 % besimi në gjyqësor e prokurori
Qytetarët janë të ndarë edhe sa i përket realizimit të ndryshimeve kushtetuese, gjysma e tyre besojnë se do të zbatohen dhe po aq kanë thënë jo. Ka një rënie të përgjithshme të besimit te institucionet.
Rreth 70 për qind e të anketuarve thonë se institucionet po bëjnë punë të keqe në luftën kundër korrupsionit, 72 % e qytetarëve vlerësojnë se vendi shkon në drejtim të gabuar.
“Nëse e krahasojmë, besimi tek të gjithë institucionet është në rënie të vazhdueshme me atë që besimi më i ulët përsëri këtë vit është te gjyqësori dhe prokuroria. Te gjyqësori është 6%, te prokuroria është 7%. Një vit më herët tek të dy sektorët ishte nga 8%.”, - theksoi Aleksandar Stojanovski nga “Eurothink”.
Edhe këtë vit qytetarët kanë besimin më të lartë në Ushtrinë 39%. Institucionet fetare janë në vendin e dytë me 32%, e ndjekur nga policia me 21%, e më pas vijojnë organizatat joqeveritare, presidenti, Avokati i Popullit dhe Qeveria.
Më së paku besim qytetarët kanë në prokurori 7% dhe në drejtësi 6%. Hulumtimi “Eurometar” është realizuar nga agjencia “Brima” nga data 12 dhjetor deri më 27 dhjetor 2022 në një kampion përfaqësues prej 1.006 të anketuarve. (Sanije Duraki, TVM2)
