Maqedoni
Drejt finalizimit zgjerimi i koalicionit qeverisës, nuk dihet ende qëndrimi i Alternativës
09.02.2023 12:34
Bordi ekzekutiv dhe ai qendror i LSDM-së, sot pasdite do të mbajnë takime, në të cilat kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski...

Bordi ekzekutiv dhe ai qendror i LSDM-së, sot pasdite do të mbajnë takime, në të cilat kryetari i partisë Dimitar Kovaçevski, pritet të prezantojë rezultatin e bisedimeve me Aleancën për Shqiptarët, për përfshirjen e tyre në koalicionin qeverisës, si dhe ofertën që tashmë ia ka bërë partnerit aktual të koalicionit Alternativës, pas takimit të djeshëm me kreun e saj Afrim Gashi.
Alternativa nuk zbulon detaje rrreth bisedimeve mes Kovaçevskit dhe Gashit por shkurt thonë se vendimin për veprimet e mëtjeshme, duhet ta marrin organet më të larta të partisë. Pas takimit me Kovaçevskin, Gashi është takuar mbrëmë në Kuvend me liderin e VMRO-DPMNE-së në ambientet e Kuvendit, takim ky që nga partia opozitare maqedonase përshkruhet si një përshëndetje kortezie në korridor teksa Mickovski ishte në Kuvend për një tjetër takim me kreun e grupit parlamentar të partisë së tij. Vetë Gashi për Klan Maqedoni mbrëmë pohoi se është takuar me Mickovskin për të diskutuar për situatën aktuale politike dhe për integrimin europian të vendit.
