Maqedoni

Xhaferi: Seanca për Qeverinë e re mund të caktohet për të hënën

09.02.2023 12:45

Nëse gjatë ditës ose nesër, kryeministri Dimitar Kovaçevski e dorëzon në Kuvend propozimin për kabinetin e ri qeveritar....

Nëse gjatë ditës ose nesër, kryeministri Dimitar Kovaçevski e dorëzon në Kuvend propozimin për kabinetin e ri qeveritar, seanca për rikonstruimin e Qeverisë mund  të caktohet për  të hënën, ka konfirmuar për “Slloboden Peçat”, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kryeparlamentari pohon se dje është takuar për këtë qëllim me kryeministrin Kovaçevski. 
 
“E ftova kryeministrin Kovaçevski ta informoj për procedurën për seancën për rikonstruimin e Qeverisë pas dorëzimit të propozimit për rikonstruim, që të dy palët t’i pajtojmë obligimet. Nëse Kovaçevski si propozues, sot ose nesër e dorëzon propozimin, pikën për rikontruimin e Qeveris mund ta vendos në procedur kuvendore të hënën më 13 shkurt ose të njëjtën ditë të caktoj seancë të re”, ka thënë Xhaferi.