Maqedoni
Kuvend, Bogojeski: Kemi dorëzuar iniciativë për kushtetutë qytetare
09.02.2023 15:22
Seanca e sotme e Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve...

Seanca e sotme e Komisionit parlamentar për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, ku duhej të shqyrtohet nisma qytetare për organizimin e referendumit në nivel shtetëror për qasje në ndryshimin e Kushtetutës, është ndërprerë me kërkesë të deputetit Bajram Kadrija, për faktin se materialet kanë munguar në gjuhën shqipe. Petar Bogojeski parashtrues i autorizuar në pyetjen e gazetarëve nëse me këtë do të shmanget përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, theksoi se qëllimi i iniciativës është “të shmanget shantazhi bullgar” duke miratuar një kushtetutë civile, ekuivalente me atë bullgare, me të cilën Bullgaria do të nuk mund të vazhdojë me kërkesën e saj për hyrjen e bullgarëve, sepse, siç tha ai, kjo do të thotë se edhe ata do të duhet të ndryshojnë kushtetutën e tyre civile dhe t’i përfshijnë maqedonasit.
“Pyetja e referendumit apo pyetja e propozuar që ne i kemi paraqitur kuvendit është nëse jeni për miratimin e një kushtetute të re qytetare me të cilën Maqedonia e Veriut do të jetë shtet kombëtar i të gjithë qytetarëve maqedonas me të drejtë për vetëvendosje të plotë individuale. Kjo do të thotë se është përfshirë pjesa e qytetarëve maqedonas, që të pengojë të huajt dhe dashakeqët vendas që të na quajnë maqedonas të veriut. Nga ana tjetër, e drejta për vetëvendosje të plotë individuale do të thotë që përfundimisht të dalim nga kopetë etnike dhe partiake dhe llojet e tjera të ndarjeve të qytetarëve.”, - deklaroi Petar Bogojeski nga Koncepti maqedonas.
Bogojeski theksoi se duke pasur parasysh se është iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës, është e nevojshme të mblidhen 150 mijë nënshkrime të qytetarëve. Ai shtoi se nëse arrijnë të mbledhin nënshkrimet e nevojshme, Kuvendi duhet të marrë vendim për shpalljen e referendumit, të cilin e zbaton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pa diskutim.
NAIM RAMADANI
