Maqedoni

MPB: Alarm për bomba në 18 shkolla në Shkup

09.02.2023 15:50

Kërcënime për vendosje të bombave sërish u evidentuan në adresat elektronike të 18 shkollave fillore dhe të mesme në Shkup....

Kërcënime për vendosje të bombave sërish u evidentuan në adresat elektronike të 18 shkollave fillore dhe të mesme në Shkup. Nga MPB thonë se janë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të kuadrit mësimor dhe nxënësve. 
 
“Në ora 13 e 30 në SPB Shkup është paraqitur se në adresat elektronike të tetëmbëdhjetë shkollave fillore dhe të mesme është dërguar kërcënim për vendosje të bombave. Zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa për evakuim të sigurt të shkollave dhe po vijojnë kontrollet anti-terror dhe aktivitete për zbardhje të rasteve.”, - thonë nga MPB. 
 
Nga Nisma, libra dhe mësimdhënës duhet të ketë, potencuan në rrjetin social Fejsbuk, se kërcënimet për vendosje të bombave në shkolla janë dorëzuar nga revolucioni bullgar dhe i bënë thirrje MPB-së, Mashit dhe MPJ-së të hetojnë rastin. Këtë javë kjo është hera e tretë me radhë që evakuohet kuadri mësimor dhe nxënësit, për shkak të kërcënimeve për vendosjen e bombave. Të gjitha kërcënimet deri më tani kanë qenë të rreme. 
 
FLUTRA LATIFI