U varros ish-deputetja, Hajrije Misini
05.02.2015 18:46
Në Sllatinë të Komunës se Tearcës u varros sot arsimtarja dhe ish-deputetja, Hajrije Misini, e cila ndërroi jetë dje pas një sëmundjeje të rëndë...

Në ceremoninë e varrimit, krahas familjarëve, ishin të pranishëm edhe deputetë të Kuvendit Republikan, kolegë arsimtarë nga të gjitha trevat shqiptare.
Me një minutë heshtje u nderua jeta dhe vepra e saj, kurse nga Forumi i Gruas i BDI-së theksuan se kanë humbur një atdhetare dhe veprimtare të palodhshme.
Në adresë të familjes së të ndjerës kanë arritur edhe telegrame të shumta ngushëllimi, përfshi telegramin e kryeparlamentarit, Trajko Veljanovski dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
