Maqedoni

Pacientët me fibrozë cistike para qeverisë, Bllagojçe Ilievski vdiq në pritje të ilaçit

09.02.2023 17:41

Me një minutë heshtje para qeverisë, pacientët me fibrozë cistike i dhanë lamtumirën e fundit shokut të tyre...

Me një minutë heshtje para qeverisë, pacientët me fibrozë cistike i dhanë lamtumirën e fundit shokut të tyre, Bllagojçe Ilievskit, i cili në pritje të terapisë së re nuk arriti të luftojë sëmundjen. Nga shoqata, fajin  ia lënë  neglizhencës së sistemit për të blerë ilaçin “Trikafta”. 
 
“Është për të ardhur keq në shekullin 21, kur ka ilaç për këtë sëmundje të vdesin pacientët me fibrozë cistike. Ne jemi shumë të revoltuar nga pritja e stërzgjatur dhe para vendimit të gjatë nëse do të sillet ilaçi dhe për sa pacientë, mendoj se nuk ka më pritje dhe nuk mund të presin pacientët me fibrozë cistike asnjë minutë më. I lutem të gjithë kompetentëve të sjellin ilaçin për të gjithë 60 pacientë me këtë sëmundje. Nëse ishte vendosur më herët për këtë ilaç, Bllagojçe ndoshta do të ishte gjallë.”, - deklaroi kryetarja e Shoqatës me fibrozë cistike, Fiki Gaspar.
 
“Jemi mbledhur sot të japim lamtumirën e fundit luftëtarit tonë, Bllagojce Ilievski që luftoi deri në frymën  e fundit dhe fjalët e fundit i kishte të presë ilaçin “Trikafta”, që d.m.th. jetë.”, - theksoi pacientja me fibrozë cistike.
 
Sali dhe Kovaçevski: Ilaçi do të sigurohet shumë shpejtë
 
Ministri Sali pret që për një periudhë të shkurtë të sigurohet ilaçi për pacientët që janë më të rrezikuar me këtë sëmundje.
 
“Ne si ministri nuk jemi të kyçur në negociatat direkte mes spitaleve dhe fondit. E informuam Qeverinë se ka nevojë për një shumë të caktuar financiare për terapi specifike dhe shumë të shtrenjtë. Më pas, për të mos e zgjatur shumë, morëm një detyrë nga qeveria se si të qasemi për zgjidhjen e problemit. E fundit është sot, bordi i drejtorëve ka siguruar njëqind e dyzet milionë denarë shtesë për pediatrinë për të ofruar terapi për tetë pacientë, të cilin e pres sa më shpejt, sepse kjo përgjegjësi tashmë i është dorëzuar drejtorit të pediatrisë për të komunikuar me përfaqësues nga kompanitë që e importojnë këtë ilaç dhe të sigurohet ilaçi për grupin e parë që janë më të rrezikuar.”, - u shpreh ministri i shëndetësisë, Bekim Sali.
 
Kryeministri Kovaçevski tha se ka marrë masa për të siguruar sa më parë ilaçin e nevojshëm për pacientët me fibrozë cistike. 
 
“Pres që ilaçi të jetë në dispozicion shumë shpejt, sepse edhe agjencia  e barnave, edhe Mallmed kanë detyrë menjëherë ta regjistrojnë. Byroja për furnizime publike ka për detyrë që t’i sigurojë të gjitha dokumentet e nevojshme për import urgjent të këtij ilaçi, sepse e prodhon një prodhues dhe kjo të zbatohet. Unë personalisht do të angazhohem, sepse nuk ka kohë për pritje. Unë me këto gjëra nuk po bëj marketing. Kjo është masë urgjente dhe është e qartë dhe nuk lejojë që të na vdes tjetër pacientë, për shkak të kësaj burokracie të pamundur.”, - deklaroi kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Sipas statistikave, në vend janë rreth 130 pacientë me fibrozë cistike.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI