Maqedoni

IShT: 1.500 kontrolle brenda muajit

09.02.2023 18:03

Në vetëm një muaj, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer rreth 1.500 kontrolle në tërë territorin e vendit...

Në vetëm një muaj, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer rreth 1.500 kontrolle në tërë territorin e vendit. Në janar, Inspektorati ka lëshuar mbi 30 urdhërpagesa për kundërvajtje, mbi 100 për Ligjin për disiplinën financiare, mbi 40 urdhërpagesa janë lëshuar për Ligjin për mbrojtjen nga duhani, rreth 10 për Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe 20 për biznesin hotelierik.
 
Gjatë brifingut me gazetarët ushtruesi i detyrës, drejtori i DPI-së, Goran Trajkovski tha se kryer inspektime të vazhdueshme te tregtarët me shumicë dhe pakicë në fushën e respektimit të vendimit për kushte të veçanta për tregtimin e mallrave individuale, pra për kufizimin e marzhit.
 
“Çdo devijim nga marzhi më i lartë i vendosur prej 5 dhe 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe me shumicë është i sanksionuar. Sipas këtij vendimi, për kufizimin e marzhit për produktet ushqimore bazë, në muajin janar janë kryer mbi 300 inspektime dhe nuk janë vërejtur devijime nga kufijtë e paraparë të marzhit.”.
 
Nga 31 janari, siç theksoi ai, është vërejtur ulje e çmimeve të vajit për ushqim nga 21 në 46 denarë për litër, qumështi nga dy deri në pesë denarë për litër, kosit nga shtatë në 14 denarë për litër, kremit nga tetë në nëntë denarë, për bukë nga një deri në pesë denarë, varësisht nga prodhuesi dhe pesha.
 
“Nuk bie nën presion. Ligji do të jetë i njëjtë për të gjithë, nuk do të ketë përzgjedhje, do të bëhet mbikëqyrje dhe nëse është e nevojshme do të shqiptohen sanksione.”, - deklaroi Trajkovski.
 
Ankesat më të mëdha që kanë qytetarët e që i raportojnë te kjo drejtori është rritje e çmimeve, për mashtrime në shitjet online ku problem të madh paraqesin tregtarët e paregjistruar. Ai theksoi se pyetjet dhe ankesat e shpeshta vijnë për shkak të dallimit në mes të çmimit të paraqitur dhe çmimit në arkë. 
 
IShT aktualisht ka rreth 170 inspektorë që punojnë në 11 njësi rajonale. Në Shkup janë vetëm rreth 50 inspektorë. 
 
FITORE DEMOLLI