Botë

Shqipëri, tërmet prej 3.9 shkallësh

09.02.2023 18:25

Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës rihter është regjistruar sot në Elbasan...

Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës rihter është regjistruar sot në Elbasan të Shqipërisë.
 
Tërmeti ka qenë me epiqendër 2 kilometra në jug-lindje të Librazhdit.
 
Sipas të dhënave të para të qendrës sizmologjike të Evropës, tërmeti kishte një thellësi 10 km.
 
Sizmologët thonë se këto janë tërmete të zakonshme për Shqipërinë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetin e fundit në Turqi.